UEFA licencoi zyrtarisht stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lajmi u dha sot nga Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj. Kështu më 10 shtator, në orën 20:45, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë në shtëpi ndeshjen e parë kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve.