Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit kishte reshje shiu me intensitet të ulët, në një pjesë të madhe të vendit.
Në relievet malore në verilindje e juglindje, nuk mungojnë reshje dëbore me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës, moti vazhdon me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në ekstremin jugor e në verilindje. Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik e Jon të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
8/15
Re shi
Kukës
2/6
Re shi/borë
Lezhë
9/15
Re shi
Dibër
1/6
Re shi/borë
Durrës
10/16
Re shi
Tiranë
9/15
Re shi
Elbasan
9/16
Re shi
Berat
5/18
Re shi
Vlorë
6/16
Re shi
Korçë
4/13
Re shi/borë
Gjirokastër
10/20
Re shi
Sarandë
11/19
Re shi