Aktualitet

Protestës së studentëve i bashkohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës

Protestave iu janë bashkuar dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Nga mjediset ku studiojnë, ata marshuan drejt autostradës Tiranë-Durrës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Këshillat Studentorë të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Dikasterit të Lindita Nikollës i është lënë afat ora 16:00 e ditës së sotme që të kthejë përgjigje.