Live From Tirana Sociale

Universiteti për të moshuarit, Ndriçim Mehmeti: “Mirëqenie e madhe mendore, një mundësi për…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë eksperti i arsimit, profesori dhe profesionisti i fushës së arsimit Ndriçim Mehmeti. Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet 2025–2030 në funksion në një universiteti për moshën e tretë dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit e ndërveprimit ndër-brezor. Si e sheh Ndriçim Mehmeti këtë nismë?

Për të gjithë ata që janë pensionistë, që ne i detyrohemi shumë, për lodhjen, për mundin që kanë dhënë, që na kanë rritur… do të ishte një mirëqenie e madhe mendore. Shtimi i depresionit të shton ilaçet, stresi ka shumë faktorë që pastaj ndikon në organet jetësore të trupit. Le ta marrin këtë si një mundësi që së bashku mund të bëjnë diçka pavarësisht moshës, nuk ka rëndësi mosha. Nëse ti ke vendosur të bësh diçka, mund ta bësh, me ato mundësi që të jep mosha. Mos ta shikojnë këtë sikur do u kërkojë njeri provime, ka vetëm një lloj ndjekje ku ata do bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, me atë drejtuesin që mund të jetë pedagog apo instruktor, një mësues anglishteje apo një mjeshtër i mirë i përpunimit të drurit, i djathit, i qumështit, apo instruktor makine. Ta marrin këtë si një mundësi që ta shohin jetën me optimizëm, sepse jeta nuk mbaron me faktin që del në pension, apo se do çosh e do marrësh nipërit nga shkolla. Të duhet edhe vetë një jetë, një jetë personale, e cila të të motivojë që të jesh aty. Sepse sa më mirë që të jesh ti, aq më mirë janë edhe fëmijët e tu, se nuk e kanë kokën mbrapa. Qeveria duhet të marrë modelin më të mirë, ta diskutojë shumë mirë me Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetet e Edukimit, të cilat kanë brenda psikologë, sociologë, njerëz që mund të përshtasin disa qasje shumë pozitive ndaj moshës së tretë. Ata kanë një mundësi që të jenë pjesë aktive e shoqërisë sonë. Ne nuk duhet t’i shohim ata si disa njerëz që kanë mbaruar ciklin. Dhe e keqja më e madhe është që të mendosh se po i mban në punë për një copë bukë, kjo është më e rënda. Ai do shkojë në punë në bazë të meritës së vet, ho se do varet nga mëshira

,