Disa pjesë të shtetit të Karolinës së Veriut po evakuohen ndërsa uragani Florence është shndërruar në stuhi të Kategorisë 4, me erëra deri në 195 kilometra në orë në Atlantikun e Veriut. Qendra Kombëtare e Uraganeve pret që pas dy ditësh, Florence t’i afrohet Karolinës së Veriut ku vijojnë evakuimet në ishujt Outer Banks.