Rajoni

Urdhër arresti ndërkombëtar për Grubin, flet Ali Ahmeti : Nuk është arratisur, është në hapësirat shqiptare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi i cili gjendet në arrati, i akuzuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare dhe i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një prononcim për media, Ahmeti ka deklaruar se vendndodhja e Grubit është në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejtë do të paraqitet tek organet e drejtësisë. Por, për tu paraqitur tek organet e drejtësisë, Ahmeti ka thënë se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrëse dhe selektive.

LEXO EDHE: Maqedoni e Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze!

“Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment”, ka shtuar Ahmeti.

“Artan Grubi nuk e kam takuar, është mirë, vendndodhja e tij sigurisht është në hapësirat shqiptare, është një proces që duhet të marrë epilog. Nuk është arratisur nga Maqedonia, ai është i gatshëm të paraqitet tek organet e drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive.

LEXO EDHE: Gjykata Themelore në Strugë, konfiskon pasaportën e Ramiz Merkos!

Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment dhe kemi kërkuar që të bëhet në vend Vetingu dhe të hapet te  të gjitha partitë politike, të hapet hetim për të gjithë funksionarët, deri më sot. Deri në pikën e fundit do të punojmë dhe të luftojmë, urdhëroni dhe hapni hetim për të gjithë. Ai nuk ka ikur, ai do t’i përgjigjet organeve drejtësisë, por me një dakordësi që drejtësia nuk do të keqpërdoret për qëllime politike”, ka thënë kreu i BDI-së./Alsat M