Tre vitet e fundit është rritur numri i personave që përballen me urinë në botë. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, në 2017-ën numëroheshin 821 milionë njerëz të kequshqyer. Pjesërisht, shkaqet lidhen me ndryshimet e klimës, ndërsa autorët e analizës bëjnë thirrje të merren masa urgjente në aspektin global. Nga ana tjetër, problem është obeziteti. Një në 8 të rritur apo më shumë se 672 milionë vetë konsiderohen obezë.