Një postim i publikuar disa muaj më parë nga aktorja spanjolle Úrsula Corberó kishte ndezur menjëherë dyshimet për një shtatzëni dhe madje për gjininë e foshnjës. Në imazh shfaqeshin çizme blu për fëmijë, një detaj që shumë ndjekës e interpretuan si një sinjal të qartë, por pa asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.
Aktorja e bëri publike shtatzëninë në shtator të vitit të kaluar, përmes një fotografie ku barku i saj i rrumbullakosur ishte i dukshëm dhe një detaj rozë, të shoqëruar me një koment ironik:
Kjo nuk është inteligjencë artificiale.
Edhe pas këtij njoftimi, ajo dhe partneri i saj, aktori Chino Darín, zgjodhën të ruanin privatësinë, duke mos ndarë detaje të mëtejshme me publikun.
Spekulimeve u erdhi fund së fundmi, kur gazetarja Lorena Vázquez konfirmoi në emisionin televiziv Y Ahora Sonsoles se çifti është bërë prindër.
Deri më tani, as Corberó dhe as Darín nuk kanë reaguar publikisht apo dhënë një deklaratë zyrtare për lindjen e fëmijës.
Dy aktorët u njohën në vitin 2015 gjatë xhirimeve të serialit La Embajada dhe prej asaj kohe kanë ndërtuar një lidhje të qëndrueshme, larg zhurmës mediatike. Edhe këtë kapitull të ri të jetës së tyre, ata kanë zgjedhur ta jetojnë me diskrecion, duke ndarë me publikun vetëm atë që e konsiderojnë të nevojshme.
Me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, Úrsula Corberó dhe Chino Darín nisin një fazë të re personale, duke i dhënë fund muajve të thashethemeve dhe pritjes.