Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për të qëndruar brenda është i fortë dhe i përhapur gjerësisht. Por të lidhësh këpucët dhe të dalësh për një shëtitje ose vrapim është gjëja e duhur për të bërë, gjithnjë sipas sugjerimit të ekspertëve.
Duke u mbuluar në mënyrë adekuate e duke lejuar djersitjen, ju zvogëloni rrezikun e sëmundjeve që nuk shkaktohen nga i ftohti.
Praktikimi i sporteve dhe aktivitetit fizik në natyrë mund të ofrojë përfitime sociale, psikologjike dhe fiziologjike. Efektet parandaluese kundër patologjive të ndryshme janë dokumentuar gjithashtu tek të rinjtë dhe të moshuarit.
Ngrohja është padyshim thelbësore. Tre deri në katër minuta aktivite lejojnë që rrahjet e zemrës të rriten dhe temperatura e muskujve të arrijë nivele optimale.
Pastaj, sapo të dilni jashtë, është më mirë të mos filloni kurrë me shpejtësi të plotë, por të kryeni një ngrohje të gjatë dhe progresive.
Të këtij mendimi janë profesionistë që stërvisin triatlonistë, vrapues e çiklistë, ndër më të mirë në botë, si atletë profesionistë, ashtu edhe amatorë.