Sport

Uzuni në “ekip” me Messin, sulmuesi kuqezi është përzgjedhur mes më të mirëve të javës në MLS!

Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e javës së 35-të në MLS të ekipit të tij përballë Siatëllit, i dha fitoren 2-1 ekipit me një gol në minutën e 6 shtesë.

LEXO EDHE: Myrto Uzuni ‘shkëlqen’ në MLS, 3 gola në 4 ndeshje! Shënon në fitoren e fundit të Austin FC

Paraqitja e tij ka bërë që sulmuesi të zgjidhet nga MLS në ekipin e javës. Për Uzunin është hera e tretë që kur ka zbarkuar në SHBA që bëhet pjesë e ekipit të javës, edhe këtë radhë në stolin e zëvendësuesve të një skuadre që është e mbushur me yje. Në 11-shën titullare për shembull në fazën e sulmit janë përzgjedhur Lionel Mesi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes zëvendësuesve në ekipin e javës përkrah sulmuesit shqiptar.

LEXO EDHE: Gol dhe asist për t’u mbyllur gojën kritikëve, Uzuni zgjidhet përsëri në formacionin e javës në MLS!

Ky ishte goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar për Uzunin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me klubin i cili lufton për të qenë pjesë e play-off për titullin në MLS në Konferencën e Perëndimit.