Celebrities Showbiz

12 shtëpi për familjet në nevojë? Adelina Ismaili bën gjestin e mrekullueshëm

Ditën e kaluar në median online qarkulloi një lajm që tregonte se këngëtarja e famshme Adelina Ismaili ka bërë një gjest madhështor për të ndihmuar disa familje në vështirësi ekstreme në Kosovë.

Thuhej se ajo do të bëjë të mundur që 12 familje të kenë një shtëpi dhe të mos jetojnë në kushte të vështira. Këtë lajm më pas e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja duke e postuar këtë lajm në Insta Story. Ajo është përgëzuar nga publiku për një ndihmë kaq të madhe ndërsa për gjestin e saj po flitet pa fund.

“Ju faleminderit nga zemra për fjalët e bukura”

Kujtojmë se pak muaj më parë këngëtarja shumë e dashur e publikut ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin ku u diskutua rreth këngëve patriotike.