Design Fashion Lifestyle

5 trende nostalgjike të bizhuterive që do t’ju duhen këtë verë!

Fustane të holla, bluza me barkun jashtë, sandale… moda e viteve 1990 ka kaluar nga një trend i pasarelave të modës në një element kryesor të garderobës këtë verë. Ringjallja vazhdon në duart e bizhuterive bashkëkohore, të cilët po servirin stile nostalgjike që shkëlqejnë me diamante dhe gurë të çmuar. Zbuloni dizajnet që po rikthehen në modë këtë vit…

1. Vathë shumë të mëdhenj si shandanë

Për më shumë se një dekadë, ne kemi bëre shpime të shumta veshësh. Por vitet ’90 ishin një kohë më e thjeshtë, kur vendosnit një palë vathë ‘llambadar’ për ndikim maksimal me përpjekje minimale. Shtëpia italiane e modës Buccellati kujdeset për këtë qasje të shkujdesur me vathët ‘Hawaii’, të cilët shfaqin rrathë ari që ndërlidhen me diamante ose gurë të tjerë të çmuar.Këto vathë nuk janë të përshtatshëm vetëm për tapetin e kuq, por kombinohen në mënyrë perfekte me xhinset dhe xhaketat tuaja të përditshme. Cilësojini si një vepër arti për veshët tuaj.

2. Byzylyku i këmbës

Sandalet lënë shumë vend për dekor dhe këtu hyn në lojë byzylyku për kyçin e këmbës, i cili ka evoluar nga një ‘xhingël festive’ në aksesor elegant të mbrëmjeve të rëndësishme. Të mbështjellë me perla, byzylykët prej ari 14 karatësh ngjallin minimalizmin e viteve ’90 në më të mirën e tij. Ndërkohë, mund të zgjidhni dhe një tjetër të zbukuruar me zemra për të përfaqësuar dashurinë dhe respektin për të tjerët dhe për t’i shtuar një ngjyrë të ngrohtë veshjeve njëngjyrëshe. Kombinoje me unazën e gishtave të zbukuruar me yje të Foundrae për të përqafuar plotësisht trendin e rikthimit.

3. ‘Choker’

Jacquie Aiche është mbretëresha e ringjalljes së choker-it. Choker-i i saj i hollë floriri shkëlqen me diamante dhe bën një shoqërim elegant të një fustani të hollë ose bluza të hapura nga supet. Vendosni një choker me zinxhirë me gjatësi të ndryshme për të qenë sa më në stil me varëset. Dhe mbani mend, sa më lart në qafë të jetë një choker, aq më shumë është pamja e viteve ’90.

4. Byzylykë super të hollë

Ishte e vështirë të depërtoje fshehurazi në vitet ’90, për shkak të zhurmës së vazhdueshme të byzylykëve të shumtë në duar në formë rrathësh të hollë si tela. Kjo është një tjetër tendencë që është vjetëruar me hijeshi, kyçet e dorës më elegante të sotëm janë të mbushura nga dizajne të Suzanne Kalan, Jade Trau dhe Sabbadini, dizajni i zbukuruar me diamant i të cilëve i shton një pikë interesi stilit më minimalist. E disponueshme në ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe rozë dhe e gërshetuar me diamante, byzylyku ‘Ice Cube’ i Chopard të jep një qasje elitare, gjë që nuk është befasi, duke pasur parasysh se u lançua për herë të parë në vitin 1999.

5. Byzylyk si pranga për krahun

Në vitet ’90, të famshmit nxirrnin në pah pjesën e sipërme të krahëve të tyre me byzylykë floriri dhe, ashtu si kapelet në formë kove dhe atletet Buffalo, ky trend i veçantë rikthehet sërish këtë sezon. Carolina Bucci ofron një pamje luksoze, mansheta e saj e trashë prej ari theksohet me teksturën e firmës “Florentine”, e veshur më së miri me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe xhinse. Ndërkohë, stilistja me bazë në Los Angeles Jennifer Meyer ofron një të tillë me gurë opal në formë zemre me një rreth me diamante që është mënyra e përsosur për të plotësuar një lëkurë të nxirë.