Celebrities Health & Beauty Showbiz

54 vjeçe dhe në formën e saj perfekte, ja rutina e Halle Berry për krijimin e muskujve!

Halle Berry është një nga aktoret më të famshme dhe më të talentuara të Hollywood-it. Aktorja edhe pse është 54 vjeçe, ka një fizik që shumë do ta kishin zili. Ajo shpesh poston në llogarinë e saj në “Instagram” foto ku tregon muskujt e barkut apo teksa është duke u ushtruar.

Halle ka përfshirë sportin e boksit si të preferuarin e saj dhe merret prej shumë vitesh me të. Aktorja thotë se ushtrimi njëkohësisht i të gjithë muskujve të trupit, është çelësi i një fiziku të mirë pasi të tonifikon dhe djeg kaloritë. Berry ka krijuar gjithashtu një program fitnesi për të gjithë ata që duan të ndjekin rutinën e të ushtruarit dhe pse jo të ndjekin shembullin e saj.

 

Edhe pse aktorja ka vite që merret me boks, ajo është marrë seriozisht me të ushtruarit së bashku me trajnerin e saj Peter Lee Thomas, për të paktën 5 vite. Në vitin 2018, Halle u shpreh se boksi është mënyra më e mirë e të mbajturit trupin në formë. Gjithashtu sipas saj, të ndihmon në krijimin e muskujve, të ul nivelin e stresit, të rrit përqëndrimin, si dhe të zhvillon vetëbesimin dhe disiplinën.

Përgjatë viteve, unë kam alternuar ushtrimet e mia të stërvitjes, por ajo që më ka ndihmuar më shumë dhe që kam pasur më shumë rezultat në krijimin e muskujve të mi të barkut, kanë qenë artet marciale. Rreth 30-50% e ushtrimeve të mia, përqëndrohen në jitsu apo capoeira. Kur ti praktikon artet marciale, ti vë në punë gjithë muskujt e trupit. Ky është çelësi i suksesit.