Aktorja amerikane Halle Berry ka vendosur të flasë pa filtra për jetën e saj intime, duke bërë një deklaratë që ka ndezur diskutime në rrjet: ajo nuk shtiret më për orgazmën për të kënaqur partnerin.
59-vjeçarja, e cila është në një lidhje me muzikantin Van Hunt, rrëfeu në podkastin Sex With Emily se ka hequr dorë nga kjo praktikë, pasi sipas saj, vendoste nevojat e partnerit mbi të sajat.
Nuk e bëj më këtë. Kemi arritur në pikën ku bëjmë sikur po kalojmë orgazmën për ta bërë tjetrin të ndihet mirë. Po çfarë fitojmë nga kjo?
-u shpreh ajo, duke theksuar se tashmë në marrëdhënien e saj prioritet është kënaqësia e ndërsjellë.
Berry shtoi se sot e thotë hapur:
Unë jam e para, ashtu siç je ti e para. Të dy meritojmë të kalojmë mirë.
Sipas saj, një lidhje intime duhet të jetë përmbushëse për të dy partnerët, pa pretendime apo sakrifica të njëanshme.
Aktorja foli edhe për një moment të vështirë shëndetësor, kur përjetoi dhimbje të forta gjatë marrëdhënieve dhe fillimisht dyshoi për një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Më pas rezultoi se simptomat lidhen me perimenopauzën, periudhën para menopauzës.
Ndërkohë, më herët këtë muaj në emisionin The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ajo konfirmoi fejesën me Hunt, duke sqaruar se nuk e kishte refuzuar propozimin, siç raportuan disa media.
Sigurisht që thashë se do të martohesha me të
-u shpreh ajo.
Çifti është bashkë që nga viti 2020, ndërsa fejesa erdhi pas një marrëdhënieje të qëndrueshme pesëvjeçare. Pas tre martesash në të kaluarën, Berry duket se ka gjetur një ekuilibër të ri, këtë herë, pa kompromise ndaj vetes.