Celebrities Gossip Showbiz

Pyetja seksiste që po i bëhet aktores së njohur në çdo intervistë duket se po e irriton atë, për çfarë bëhet fjalë?

Aktorja Halle Berry shpjegoi se shpesh i bëhet një pyetje seksiste në shumë intervista dhe theksoi veçanërisht standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë e famshme në lidhje me kolegët e tyre meshkuj. Gjatë një paraqitjeje si e ftuar në Heart Radio ku ajo promovoi filmin “Crime 101”, prezantuesja Dev Griffin pyeti nëse kishte ndonjë nga pyetjet që e bezdiste më shumë.

E di çfarë dua që të mos më pyesin më. Mos më pyetni më për moshën time, nuk ka nevojë.

Berry thotë se kjo pyetje lind sa herë që dikush flet për të dhe ajo është veçanërisht e frustruar nga fakti që njerëzit pyesin vazhdimisht për moshën e saj.

Thjesht e urrej kur njerëzit më pyesin se si është e mundur që jam 59 vjeçe. Na përndjek ne grave shumë më tepër sesa burrave. Pavarësisht sa vjeçe jam në një moment të caktuar, përmendet gjithmonë. Pyes veten nëse mund t’i shpëtojmë ndonjëherë dhe nëse mund të largohemi ndonjëherë prej saj. A duhet të na përcaktojë kjo si gra?

Rikujtojmë, se ish-ylli i MLB-së, David Justice, ka folur në detaje rreth martesës së tij të shkurtër me Halle Berry. Gati tre dekada pas ndarjes, ai rrëfeu në podcasin “All the Smoke” se pritshmëritë e tij për një bashkëshorte “tradicionale” ishin ato që përvijuan marrëdhënien e tyre në mesin e viteve 1990. “As gatuan, as pastron. Po të kishim ditur më shumë asokohe rreth këshillave martesore tek psikologu, ndoshta do t’ia kishim dalë”-u shpreh ai. Justice lidhi kurorë me Halle në 1996 dhe divorci i tyre u finalizua vitin pasues, në 1997.

Ai tha se asokohe kishte qenë i ri dhe pa shumë eksperiencë dhe mendonte se gruaja normalisht duhet të merrej me punë shtëpie e të shfaqte instikte mëmesie. Berry nuk i kishte asokohe keto tipare. “Ajo nuk gatuan, nuk pastron, nuk duket si dikush që mund të jetë një nënë e mirë”, kishte menduar atëherë.