Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

7 vite ‘punë’ për t’u dukur si Kim Kardashian, vajza braziliane pendohet dhe kërkon të kthehet siç ishte!

Një vajzë braziliane ka shpenzuar më shumë se gjysmë milion euro në operacione plastike për t’u dukur si ylli televiziv, Kim Kardashian. Por, duket se është penduar dhe tani do të shpenzojë edhe 100 mijë euro të tjera për t’u kthyer siç ishte. 29-vjeçarja Jennifer Pamplona, e cila jeton në Dubai, i ka kaluar 7 vitet e fundit duke kryer ndërhyrje të ndryshme në trupin e saj, që tani do të donte shumë të mos i kishte bërë kurrë.

Jennifer shpjegon e penduar se:

Doja t’i ngjaja Kardashian-it, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonin Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë.

 

Ndërkaq, rikujtojmë se Kim nga ana tjetër ka folur së fundmi për operacionet plastike që ajo ka kryer apo është akuzuar se ka kryer gjatë viteve. Kim është shprehur se kurrë nuk ka prekur buzët apo mollëzat e saj. E vetmja gjë shtesë që ka ajo është botox në zonën midis vetullave.

Jo. Nuk kam pasur asnjëherë zgjatime të qerpikëve. Nuk kam bërë kurrë asgjë. Nuk i kam mbushur kurrë faqet. Nuk i kam mbushur kurrë buzët. Më intereson vërtet të dukem mirë. Me siguri më intereson më shumë se 90% e njerëzve në këtë planet. Nuk është e lehtë kur je nënë.