Celebrities Live From Tirana Magazine Showbiz

A do të dalë Luizi nëse largohet Kiara nga nominimi i kësaj jave?! Ja çfarë mendon Neda Balluku për situatën e çiftit më të përfolur të momentit!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte opinionistja e njohur Neda Balluku, gjithashtu edhe ish-banore e “Big Brother 4”. Edicioni i dytë i “BBVA” ka sjellë krijimin e një fenomeni kombëtar dhe kjo ka rezultuar në thyrje të rekordeve të shikueshmërisë. Ajo ka folur pikërisht për marrëdhëniet sentimentale që krijohen brenda shtëpisë dhe tërheqjen që publiku ka krijuar me këtë format. Teksa ka çifte të vërteta që krijohen brenda asaj shtëpie, siç është rasti i Nedës, ka edhe çifte që krijojnë marrëdhënie vetëm që tëmarrin vëmendjen e publikut. A është kthyer kjo gjë në një trend? Si mendon Neda për këtë tendencë që banorët krijojnë?

Është forma më klasike dhe më e shpejtë për të kapur audiencën. Unë mendoj që historitë ashtu janë nisur dhe pastaj arrin të afeksionohesh me personin që kanë në krah. Statistikat atë tregojnë, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa sidomos për lojtarët e fortë. Ata nuk duhet të krijojnë një lidhje aty brenda. Është një lodhje për ta. Edhe Luizi e ka bërë këtë gjë dhe unë mendoj që ai është lodhur për dy persona, ka luajtur edhe për vete edhe për Kiarën. Por Kiara i ka bërë mirë nga ana njerëzore, që e ka qetësuar në disa situata dhe nuk e ka lënë të dali nga vetja. Çiftet e vërteta nuk kanë kurrë fitore.

Kiara këtë javë është në një nominim kokë më kokë me Oltën, të cilat të dyja kanë qenë protagonistet e padiskutueshme të këtij edicioni. Nëse eleminohet Kiara dhe nuk do të ketë një biletë kthimi, si do të veprojë Luizi sipas Nedës? Opinionistja shprehet në këtë mënyrë:

E pse duhet të dali? Unë mendoj që do të gjykohet nëse e bën atë gjë. Provat e dashurisë janë të tjera. Ai nuk duhet të dali vetëm për hir të publikut që e ka mbajtur aty brenda deri më tani. Nëse sovrani (publiku) flet, ai duhet ta respektojë dhe të vazhdojë lojën. Unë mendoj që nuk del. Është vetëm një presion që i bën publikut me deklaratat që bën, që të shohi si ata do të veprojnë. 

Si ka qenë kjo marrëdhënie e krijuar në fillim dhe si pritet të shkojë kur ky format të mbyllet. Neda mendon kështu:

E kam parë si një tërheqje në fillim vetëm nga ana e tij. Si obsesion jo, por si qejf po. Kush nuk do ta kishte qejf Kiarën. Me karakterin që ka, me zgjuarsinë, me atë stepjen e saj dhe mënyrën se si ajo i analizon situatat. Është shumë interesante si person dhe normal që do të tërhiqej nga një person ai ajo.