Celebrities Gossip Showbiz

A i ka shkruar Beyonce? Valdrin Sahiti tregon rreth bashkëpunimeve me divën e muzikës botërore!

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

I ftuari i pari i mbrëmjen e sotme të “Cherry on Top” ishte stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili tregoi si kurrë më parë shumë rreth fillimeve të karrierës së tij dhe për shumë bashkëpunime me divat shqiptare dhe botërore. I pyetur rreth bashkëpunimeve të tij me Beyonce, e cila deri më tani ka veshur 6 krijime të Valdrinit, stilisti tregoi se si nisi bashkëpunimi i parë.

Valdrini: Aty ishte një rast keqkuptimi në fakt, më kanë shkruar shumë në e-Mail. Nuk ka pasur askush kohë për t’i lexuar. Në një moment që unë i zbuloj e-Email, i them asistentit ktheja mesazhin, nëse ata janë të vërtetë do më shkruanin në Whatsapp. Kur duan divat diçka nuk i ndal gjë. Më shkruajnë në Whatsapp më thonë që Beyonce i duhet ky fustan për një rast të caktuar. E dërgova fustanin, më thirrën dhe më thanë është pak i vogël, pak i hapur, e duan një tjetër pjesë të sipërme. E bëmë një tjetër. Kjo nuk ka mundësi për të mbërritur. Thash dil në airport luti njerëzit. Në aeroport e ka marrë një person ja ka dërguar stilistes dhe kur u çuam Beyonce ishte me fustanin e kuq

Bora: Nuk të shkruajti vet Beyonce të falenderonte?

Valdrini: Jo jo ahahaha, e kemi veshur 5 herë, po nuk na ka shkruar vetë asnjëherë …gjithmonë në turnet e saj kanë kërkuar fustanet tona