Celebrities Gossip Showbiz

A ka dalë Luizi nga “BBV2”? Cili është personi në krah të Kiarës?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Mes të ftuarve të kësaj jave në emisionin “Më lër të flas” është edhe Kiara Tito. Ama ajo çfarë ka bërë përshtypja në promon e publikuar nga faqja zyrtare e Instagramit të emisionit ka qenë personi që shfaqet në krah të Kiarës, ku të gjithë kanë menduar se është Luizi. Ama jo, nuk është Luizi i “BBV2”, por Luizi i “Portokallisë” mund të themi, Veton Golaj, i cili imiton Luiz Ejllin në spektaklin e humorit.

Ekskluzivisht për “Fan Club”, ish-banorja Kiara Tito zbuloi se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim mes saj dhe Luizit. Gjithashtu tregoi edhe disa detaje të tjera rreth asaj mbrëmjeje.