Celebrities Gossip Showbiz

A keni dhe ju mama të njëjtin problem si Sara Hoxha?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj. E pak më parë, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e sidomos me mamatë, një shqetësim të sajin.

Sara shprehet në një video të postuar në Instastory se harron shumë, thuajse çdo gjë. Madje tregon se shpeshherë dhe sekrete personale që njerëzit i tregojnë më pas i përsërit pasi ka harruar se i kanë thënë të mos tregojë dhe vetë familjarët ia kanë vënë në dukje.

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.