Celebrities Magazine Music Showbiz

Adele shpreh pakënaqësitë e saj ndaj fansave në koncert: “Po ju sfidoj, guxoni të…”!

Adele përdori disa gjuhë shumëngjyrëshe për të paralajmëruar audiencën e saj që të mos i hidhte gjërat. Në një TikTok të ndarë nga një pjesëmarrës në koncert, këngëtarja shihet në një nga shfaqjet e saj të rezidencës në Las Vegas, duke diskutuar një valë incidentesh të fundit në të cilat objekte janë hedhur në skenë, në disa raste duke goditur artistë ndërsa ata janë duke performuar.

Artistë të shumtë, përfshirë Bebe Rexhën dhe Kelsea Balerinin, janë goditur nga sendet e hedhura në drejtim të tyre gjatë kohës që kanë performuar gjatë verës. Adele e pyeti audiencën e saj nëse kishin vënë re se njerëzit duket se po “harrojnë etikën dhe sjelljen në koncerte kundrejt këngëtarëve që performojnë. Ajo tha me shaka:

Po ju sfidoj, guxoni të më hidhni diçka në skenë. Mos i hidhni gjëra artistëve!

Ajo aktualisht është duke luajtur koncerte si pjesë e rezidencës së saj në Ceasar’s Palace Hotel & Casino në Las Vegas, Nevada. Rikujtojmë se, së fundmi, ikona e muzikës botërore, Adele , në mënyrë të guximshme tregoi për të gjithë ndjekësit e saj se është duke u përballur me një infeksion bakterial në lëkurë, për të cilin ajo nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, por që shfaqet shpesh në verë.

Sipas Adele ky infeksion mund t’i jetë shkaktuar nga djersitja dhe prania e dritave intensive të skenës, gjatë performancës së saj në “The Colosseum” në “Caesars Palace”. Sipas mjekëve ky lloj infeksioni bakterial është i predispozuar të prekë zonën e ijeve, duke përfshirë pjesën e sipërme të kofshëve, vitheve, por edhe pjesën e poshtme të barkut.