Showbiz

Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë modelja në Instagram nëpërmjet një foto në Instastory. Ajo ka publikuar një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre. Ajo ka shkruar:

Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri.

Të njëjtën foto ka publikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ka shkruar:

Zemrat tona po shpërthejnë.

Rikujtojmë, se Afërdita e bëri publike lajmin që ishte shtatzënë në tetor të vitit 2020. Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha. Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.