Celebrities Music Showbiz

“Ajo duhej të ishte shpëtuar!” Libri i ri mbi këngëtaren Amy Winehouse zbulon detaje mbi vdekjen e saj…

Këngëtarja Amy Winehouse cilësohet si një nga më të talentuarat dhe më të vlerësuarat të kohës së saj. Përveç se si këngëtare, ajo ishte dhe një tekstshkruese shumë e mirë. Së fundmi thuhet se Amy i kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim. Ose të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”.

Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruan se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë. Ai shprehet:

Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po konsumonte shumë cigare dhe pije aloolike. Amy ishte e dëshpëruar, kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Miku i saj që intervistova tha se këngëtarja duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste. Thjesht njerëzit po shikonin më shumë sukseset e rekordeve të saj sesa gjendjen e saj shëndetësore.

Libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve të famshëm që vdiqën në moshën 27 vjeçare, si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse. Në shtëpinë e kësaj të fundit u gjendën disa shishe vodka në dysheme dhe pas vdekjes rezultoi se ajo ndërroi jetë nga helmimi prej alkoolit.

Rikujtojmë se, së fundmi, babai i Amy Winehouse, ka shokuar fansat me deklaratën e tij. Mitch Winehouse ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen e këngëtares, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndiejë ende prezencën e saj rrotull vetes.

Gjithashtu është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares Amy Winehouse para se të ndahej përgjithmonë nga jeta. Amy dëshironte që të mund të kishte fëmijë.