Gossip Showbiz

Babai i Amy Winehouse tregon eksperiencën e frikshme: “Vajza ime më ka vizituar para 3 vitesh…”

Së fundmi, babai i Amy Winehouse, ka shokuar fansat me deklaratën e tij. Mitch Winehouse ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen e këngëtares, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndiejë ende prezencën e saj rrotull vetes. Ndërkaq, 70-vjeçari ka shprehur se:

3 vite më parë, po qëndroja në apartamentin e Amy-t dhe ndjeva se diçka po hynte nga dritarja dhe hyri pas shpinës sime. Mu duk sikur dikush më vendosi një furçë dhëmbësh elektrike në kurriz. Ndjenja ishte shumë dramatike, por ishte një ndjenjë shumë e dashur. Pashë orën dhe ishte 5.02 e mëngjesit. Më zuri paniku se po pësoja një krizë ose sulm në zemër, por më pas u qetësova. Më vonë vizitova një grua dhe ajo më tha: ‘Amy erdhi për të të parë.’ Ishte ora 5.02 e mëngjesit. I shpjegova asaj se çfarë ndjeva dhe ajo më tha: ‘Ajo ka qenë energjia e Amy-t’. Unë e ndjej atë gjatë gjithë kohës dhe e di se dhe Janis e ndjen. Djali im më ka thënë se e ka parë në një dritë të zbehtë blu. Të gjithë ne e ndjejmë prezencën e saj.

Më 23 korrik do të publikohet një dokumentar i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy”. Rikujtojmë se ish-ylli i muzikës pop vuante nga varësia me drogën dhe shëndeti mendor. Ajo ndërroi jetë në mënyrë tragjike para 10 vitesh në moshën 27-vjeçare.

Ndërkaq, së fundmi është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares Amy Winehouse para se të ndahej nga jeta. Amy dëshironte që të mund të kishte fëmijë. Një dokumentar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së artistes, ka zbuluar shumë të pathënat nga jeta e saj.

Rikujtojmë se, para pak kohësh, prindërit e këngëtares së ndjerë lajmëruan se do të nxjerrin në ankand veshjet e saj. Dhe kjo për një kauzë shumë të veçantë. Ato kanë thënë se të gjithë paratë që do grumbullohen do të dhurohen për bamirësi.