Gossip Showbiz

Tronditëse pas 32 vitesh! A u vra Kurt Cobain? Raporti i ri hedh dyshime mbi “vetëvrasjen”?!

Më 5 prill 1994, Kurt Cobain u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Seattle dhe vdekja e liderit të Nirvana u certifikua si vetëvrasje nga mjeku ligjor. Por tani, gati 32 vite më vonë, një raport ekskluziv i Daily Mail hedh hije të reja dyshimi mbi versionin zyrtar.

Sipas hetimit të kryer nga një grup jozyrtar ekspertësh mjeko-ligjorë, analiza e autopsisë dhe e provave të vendngjarjes sugjeron se rasti mund të mos ketë qenë vetëvrasje.

Ekipi ka konsultuar edhe Brian Burnett, specialist në rastet që përfshijnë mbidoza dhe plagë nga armët e zjarrit, i cili ka deklaruar prerazi:

Kjo është një vrasje.

Sipas teorisë së re, Cobain mund të jetë detyruar të konsumojë heroinë dhe më pas të jetë qëlluar, ndërsa arma dhe një shënim vetëvrasjeje do të ishin vendosur për të inskenuar ngjarjen.

Një studiuese e pavarur, Michelle Wilkins, pretendon se disa elementë mjeko-ligjorë nuk përputhen me një vdekje tipike nga armë zjarri.

Megjithatë, autoritetet amerikane mbeten në të njëjtin qëndrim. Zyra e Mjekut Ligjor ka deklaruar se nuk ka prova të reja që të justifikojnë rihapjen e çështjes, ndërsa Policia e Seattle-it thekson se përfundimi zyrtar mbetet vetëvrasje.