Celebrities Gossip Showbiz

Akademia e çmimeve ‘Oscar’ vjen me një tjetër reagim: “I kërkuam Will Smith të largohej por…”

Aktorit Will Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia e çmimeve Oscar, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, por ai refuzoi ta bënte diçka të tillë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Akademia e çmimeve ‘Oscars’, që u përfshi në polemika për faktin që vetëm disa minuta pas incidentit, i dha 53-vjeçarit çmimin e aktorit më të mirë.

Gjithashtu, Akademia bëri të ditur se ka nisur procedimin disiplinor ndaj Smith.

Zotit Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia, por refuzoi. Nga ana tjetër, edhe ne e pranojmë që mund ta kishim menaxhuar ndryshe situatën. Njoftojmë se kemi nisur procedimin disiplinor ndaj Smith për shkeljen e rregullave të Akademisë.

Akademia thekson se masat ndëshkimore për Will Smith mund të vijnë në mbledhjen e radhës së bordit të saj, në 18 prill. Guvernatorja e Akademisë, Whoopi Goldberg ndërkaq tha se Oscar-i i parë i Will Smith nuk do t’i hiqet atij. Kishte shqetësime se aktori i “King Richard” nuk do të arrinte të mbante çmimin e tij pasi goditi Chris Rock. Ai tronditi botën kur u ngjit në skenë dhe goditi komedianin, pas një shakaje për gruan e tij Jada Pinkett Smith. Edhe pse organizatorët e Oscar kanë nisur një rishikim zyrtar mbi incidentin, Whoopi pretendon që çmimi i tij nuk do të hiqet.

Së fundmi komediani Chris Rock ka thyer heshtjen pas shuplakës që mori nga aktori Will Smith. Në një show në Boston Rock u shpreh shkurt se ende është duke e përpunuar atë që ndodhi. Teksa Smith kërkoi falje publike, Rock ende nuk e kishte komentuar ngjarjen. Ditën e djeshme në shown e tij, Rock nisi paraqitjen para audiencës duke i pyetur ndjekësit:

Si ishte fundjava juaj?

Pasi u mirëprit me duartrokitje të shumta, ai vazhdoi duke thënë se dëshiron të jetë i drejtpërdrejtë për çështjen duke shtuar se nuk ka asgjë për të thënë. 57-vjeçari tha se:

Jam duke e përpunuar se çfarë ka ndodhur dhe një ditë do të flas për këtë.