Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur francez vjen me një dedikim romantik për bashkëshorten e tij 30 vite më të re!

Ata kanë 31 vite diferencë në moshë po kjo nuk i ka penguar të shijojnë marrëdhënien e tyre. Edhe pas 7 vitesh lidhjeje janë sërish një nga ciftet më të dashuruara të showbiz-it. Aktori i njohur francez, Vincent Cassel, i bëri një urim të vecantë bashkëshortes Tina Kunakey në 25-vjetorin e saj të lindjes në rrjetin e tij social Instagram duke shkruar se:

Sot është ditëlindja e zonjës time, e gjysmës time të ëmbël, mbretëreshës sime, bashkëpunëtores time, dashurisë dhe bashkëshortes time. Të dua deri lart në qiell.

Rikujtojmë, se historia e tyre lindi në 2015-tën, kur u takuan në një plazh në Biarritz. Fillimisht, kjo marrëdhënie u pa me dyshim. Sjellim në vëmendje se 55-vjeçari u komentua shumë për lidhjen e tij pas divorcit nga Monica Bellucci, por deri tani, i ka rezistuar kohës.

Ndërkaq, e lindur më 5 Prill 1997, Tina Kunakey ishte e interesuar për modeling që në moshë shumë të re. Ajo fillimisht u shfaq në reklama dhe xhiroi për markat e njohura. Kunakey nënshkroi më pas me një agjenci spanjolle modelimi, ‘Mad Management Model’ dhe u shfaq në shumë fotosesione. Ajo më vonë u zhvendos në Londër dhe nënshkroi me ‘SUPA Model Management’. Dyshja janë prindër të një vajze, Amazonie, e lindur në prill 2019.