Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori i “Peaky Blinders” Joe Cole zbulon arsyen e largimit nga seriali, Cillian Murphy bëhet shkak?!

Aktori Joe Cole, i cili luajti rolin e John Shelby në serialin “Peaky Blinders” ka deklaruar se arsyeja pse është larguar nga seriali është sepse është serial i Cillian Murphy. Cole tha se ai nuk ishte kurrë në qendër të vëmendjes kur lunate rolin e John Shellby. Cillian Murphy, ka rolin e Thomas Shelby, i cili është roli kryesor në seralin i cili ka publikuar së fundmi sezonin e 6-të. Aktori u shpreh për “Metro” se:

Me Peaky Blinders nuk kam dalë asnjëherë nga vetja ime me atë rol. Është realisht show i Cillian Murphy.

Për projektin e tij aktual, ‘Sky Atlantic’s Gang Of London’, Joe zbuloi se kur dëgjoi për herë të parë titullin, mendoi menjëherë ‘jo’. Por pasi lexoi një përmbledhje dhe episodin e parë, ai kuptoi se mund të ishte diçka e veçantë dhe vendosi të pranojë rolin e personazhit kryesor Sean, i cili është kërkim të atyre që vranë babanë e tij, mbretin e drogës, Finn Wallace.

Joe shpjegoi:

Kam kaluar vitet e fundit duke refuzuar shfaqjet e lidhura me bandat. Unë në fakt zgjodha të largohem nga Peaky Blinders sepse doja të eksploroja rrugë të reja, personazhe dhe histori të reja.

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham dhe shefit të saj, Tommy Shelby. Historia e gangsterit në serialin “Peaky Blinders” ka bërë për vete të gjithë botën. Deri tani, ky serial ka 6 sezone të cilat kanë fiksuar publikun para ekranit.