Aktori i njohur irlandez, Cillian Murphy, ka zbuluar një detaj të pazakontë nga xhirimet e serialit kult “Peaky Blinders”. Për të sjellë në jetë personazhin legjendar të Tommy Shelby-t, ai ka konsumuar rreth 3,000 cigare bimore për çdo sezon të serialit – që në total arrijnë deri në 18,000 cigare përgjatë të gjithë serisë.
Murphy ka sqaruar se cigaret e përdorura ishin pa nikotinë dhe nuk kishin efekte serioze shëndetësore, por gjithsesi përvoja ka lënë gjurmë tek ai.
Në një intervistë të fundit, aktori ka pranuar se pas këtij roli nuk do të pranonte më personazhe që kërkojnë përdorimin e duhanit në skenë.
Edhe pse nuk ishin të dëmshme si cigaret e zakonshme, efekti ishte i ndjeshëm. Pas gjithë këtyre viteve, mendoj se nuk do ta bëja më
-ka thënë Murphy, duke reflektuar mbi sakrificat e bëra për të sjellë një nga rolet më ikonike të karrierës së tij.