Celebrities Gossip Showbiz

Aktorin e njohur Ben Affleck e kishin detyruar që të ishte pjesë e eventit “Grammy 2023”?

Ben Affleck mund të ketë marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Grammy që u mbajtën të dielën mbrëma, por ai dukej sikur e kishin marrë mezor dhe e kishin detyruar që të ishte i pranishëm në eventin e rëndësishëm.

E gjitha kjo u dallua nga momentet e shumta kur kamera e fokusonte aktorin e njohur, i cili nuk aspak entuziast dhe në shumicën e rasteve shumë i mërzitur dhe i bezdisur nga atmosfera kur të gjithë po shijonin artistën që po performonin në skenë.

Lista e interpretuesve përfshinte gjithashtu Harry Styles, Jay-Z, Stevie Wonder, Mary J. Blige, Bad Bunny, Brandi Carlile, Luke Combs, Lizzo, Kim Petras dhe Sam Smith. Fotot e mimikës së fytyrës së ngrysur u bënë virale në mediat sociale dhe përdoruesit krijuan meme gazmore për ta ngacmuar. Aktori i njohur mori pjesë në eventin më të rëndësishëm të industrisë së muzikës përkrah bashkëshortes së tij Jennifer Lopez, e cila prezantoi çmimin për albumin më të mirë vokal pop.

Këngëtari i njohur Stevie Wonder performoi të dielën në ceremoninë e 65-të të ndarjes së çmimeve Grammy por Affleck nuk dukej se ishte aq i emocionuar sa pjesa tjetër e të pranishmëve.

Ndërkohë ia vlen të theksohet se artistja ikonike Beyonce theu rekordin për më shumë fitime Grammy ndonjëherë pasi mori çmimin e saj të 32-të në ceremoninë magjepsëse. Beyonce u vlerësua për këngën më të mirë R&B, performancën më të mirë tradicionale R&B, albumin më të mirë të kërcimit/muzikës elektronike dhe regjistrimin më të mirë të kërcimit/elektronik.

Nëse doni të shikoni listën e plotë të të gjithë fituesve të Grammy Awards 2023 mjafton të klikoni këtu.