Celebrities Music Showbiz

Beyonce bën histori në çmimet Grammy, por këngëtarja nuk ishte e pranishme të tërhiqte trofeun e saj për arsyen më qesharake…

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e 65-të e ndarjes së çmimeve Grammy që rezultoi të ishte një natë e veçantë, e mbushur me momente historike. Ngjarja e cila sivjet u zhvillua  ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderoi me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës.

Ndër artistët më të shpërblyer të mbrëmjes ishte diva e muzikës botërore, Beyonce, e cila theu rekordin si artistja me më shumë çmime Grammy të fituara në histori. Megjithatë, Beyonce humbi fitoren e saj të parë të natës në “Grammy 2023” sepse ajo ishte e bllokuar në trafik.

Pasi këngëtarja e hitit “Break My Soul” fitoi çmimin për këngën më të mirë R&B, Terius Nash dhe Nile Rodgers nxituan në skenë për të marrë çmimin në emër të saj. Trevor Noah, në fjalën e tij shpjeguese mbi Beyonce, u shpreh:

Pra, me të vërtetë, Beyonce është rrugës. E mira e organizimit të Grammy-ve në Los Angeles është se të gjithë mund të jenë këtu, e keqja e organizimit të Grammy-ve në Los Angeles është trafiku.

Ish-prezantuesi i “Daily Show” vazhdoi të shpjegoi se me këtë fitore, Beyonce është e barabartë me George Solti për më shumë çmime Grammy të fituara të të gjitha kohërave, plot 31 të tillë. Para shfaqjes kryesore, ylli i “Single Ladies” mori trofetë për “Kënga më e mirë dance/elektronike” dhe “Performancën më të mirë R&B”. Ajo u nominua për nëntë çmime gjithsej. Jay-Z ishte i nominuar si tekstshkrues së bashku me bashkëshorten e tij për çmimet “Albumi i vitit” dhe “Kënga e vitit”.

Një luftë tjetër “Ticketmaster” është në horizont ndërsa fansat e këngëtares Beyoncé duhet të përgatiten. Pas javësh spekulimesh, Beyoncé ka konfirmuar zyrtarisht një turne botëror në mbështetje të “Renaissance”, i planifikuar për të bërë ndalesa në stadiume anembanë botës në vitin 2023.

Ajo do të nisë turneun e Amerikës së Veriut më 12 korrik në Filadelfia, me ndalesa të mëvonshme në qytete duke përfshirë Chicago, Boston, Atlanta, Miami, Hjuston, Las Vegas, Los Angeles, New Orleans dhe më shumë. Turneu i “Renaissance” shënon shtrirjen e parë të zgjatur të Beyonce në rrugë që nga turneu “On the Run”, i cili bëri 48 ndalesa në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë në vitin 2018. Këto shfaqje u vazhduan nga performanca e këngëtares në Coachella, e cila u shfaq edhe si film i në Netflix, i quajtur “Homecoming”.