Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e famshme Charlize Theron rikthehet në ‘Fast and Furious 10’!

Aktorja e njohur, Charlize Theron është rikthyer për filmin e ardhshëm ‘Fast and Furious 10’. Përmes rrjetit social, Instagram, Charlize ndau fotot e para nga seti i ‘Fast X’, pjesa e 10-të e ekskluzivitetit ‘Fast & Furious’. Në të parën nga dy imazhet bardh e zi, Theron qëndron me krahët e saj të kryqëzuara ndërsa në të dytën, ajo qëndron mes disa anëtarëve të ekuipazhit, me sytë e mbyllur. Ndërkaq, Theron ka shkruar:

Ajo është kthyer, njerëz.

Filmat e ardhshëm të 10-të dhe të 11-të të ‘Fast & Furious’ do të përfundojnë sagën e suksesshme. Justin Lin do të jetë regjisor. Theron është shfaqur si Cipher në dy filmat e fundit dhe është vendosur të luajë përsëri personazhin si në ‘Fast X’ ashtu edhe në pjesën e ardhshme të 11-të. Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Sung Kang, Ludacris, Jordana Brewster, Tyrese Gibson dhe Nathalie Emmanuel pritet të kthehen gjithashtu për ‘Fast X’.

Po ashtu do të rikthehet edhe reperja Cardi B, e cila luajti në F9. Aktorët e rinj që do t’i bashkohen kastit janë Jason Momoa dhe Brie Larson. Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 19 maj 2023. Ndërkaq, kanë kaluar shtatë vjet që kur u publikua “Mad Max: Fury Road”, i cili triumfoi duke fituar 375 milionë dollarë në mbarë botën dhe 10 nominime për Oscars, me aktorë kryesorë Charlize Theron dhe Tom Hardy.

Në librin “Blood, Sweat and Chrome: The Wild and True Story of Mad Max: Fury Road” nga Kyle Buchanan, shkruhet se Theron ndihej e kërcënuar nga Hardy, sa që kërkoi mbrojtje dhe akuzoi një nga producentët e filmit, Doug Mitchell, se e fali “sjelljen vërtet të keqe” të aktorit, thjesht sepse ai ishte burrë.