Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aktorja e njohur Michelle Williams, shtatzënë me fëmijën e saj të tretë!

Michelle Williams së fundmi ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. E nominuara për Oscar zbuloi lajmin e ëmbël teksa pozoi për ‘Variety’. Aktorja e ‘The Greatest Showman’ u shpreh për ‘Variety’ se:

Është emocionuese të zbulosh se diçka që dëshiron përsëri është e disponueshme dhe njëherë tjetër.

41-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, mirëpritën një fëmijë në vitin 2020, një djalë të quajtur Hart. Michelle ka dhe një vajzë 16-vjeçare me aktorin e ndjerë Heath Ledger. Ndërkohë Michelle dhe Thomas Kail, me profesion regjisor, u martuan fshehurazi në mars 2020 pas fejesës në vjeshtën e 2019-s.

Sjellim në vëmendje se aktorja e njohur ka pasur rolin e Jen Lindley në serialin e famshëm “Dawson’s Creek”. Në këtë serial si regjisori ashtu edhe kasti ishin amatorë kur filluan serialin dhe nuk kishin shumë përvojë me televizionin. Megjithatë, me shumë përpjekje, ata arritën të krijonin një dramë të suksesshme për adoleshentët që njerëzit e çdo moshe e shikojnë ende, edhe 24 vjet pasi u transmetua për herë të parë.

Ndonëse një pjesë e kastit vendosi të qëndronte në qendër të vëmendjes pas përfundimit të serialit, disa prej tyre rrallë i shohim në filma të rinj. Kjo është arsyeja pse ne u bëmë kureshtarë dhe vendosëm të zbulonim se sa ka ndryshuar kasti ndër vite.