Aktorja amerikane Michelle Williams është bërë nënë për herë të katërt, duke sjellë në jetë vajzën e saj me ndihmën e një surrogate.
Ky është fëmija i tretë që 44-vjeçarja ka me bashkëshortin, regjisorin dhe producentin Thomas Kail, me të cilin u martua në vitin 2020.
Lajmin, Williams e bëri të ditur gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, duke shprehur mirënjohje të veçantë për gruan që e ndihmoi të realizojë ëndrrën për të pasur një tjetër fëmijë:
Dua të falënderoj Christine, sepse ky fëmijë nuk erdhi përmes trupit tim. Mrekullinë e vajzës sonë ia detyrojmë Christine-s. Nëse po na shikon – faleminderit Christine.
Michelle Williams është gjithashtu nënë e Matildës 19-vjeçare, të cilën e ka me aktorin e ndjerë Heath Ledger, dhe ka me Kail dy fëmijë të tjerë: djalin Hart, 4 vjeç, dhe një tjetër fëmijë të lindur në vitin 2022, emri i të cilit nuk është bërë ende publik.
Faleminderit Christine, sot në shtëpi kam tre fëmijë nën moshën pesë vjeç
-tha ajo me humor.
Aktorja gjithashtu foli për sfidat e balancimit mes jetës familjare dhe karrierës:
Jam një nënë e zënë. Kam gjithmonë ndjenja faji, por e di që edhe unë duhet të rigjenerohem.
Me humor, ajo shtoi se kur gjen pak kohë për veten, i pëlqen të shkojë në zyrat lokale të administratës dhe t’u tregojë fëmijëve se një ditë do të rriten dhe do të përballen me detyra si pagesa e taksave.
Ndërkohë, Williams vazhdon të korrë suksese profesionale, duke u nominuar muajin e ardhshëm për çmimin Emmy në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol kryesor në një seri të limituar” për interpretimin në serialin “Dying For Sex”.
Bashkëshorti i saj, Thomas Kail, është i njohur për regjinë e mjuzikleve të njohura të Broadway-it, përfshirë “In the Heights” dhe “Hamilton”.