Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aktorja e njohur Rebel Wilson në një romancë të re dashurie!

Aktorja e njohur Rebel Wilson ka zbuluar së fundmi se është në një romancë të re dashurie. Gjatë paraqitjes në një episod të podcastit i organizuar nga Jordana Abraham dhe Jared Freid, aktorja e “Isn’t It Romantic” zbuloi se ajo ishte e zënë, duke thënë:

Tani jam e lumtur në një lidhje.

Kur u pyet se si u takua me partnerin e saj të ri, Wilson u tha drejtuesve të podcast-it se një mik i përbashkët i kishte njohur.

Një mik na njihte të dyve për të paktën pesë vjet dhe tha: “Unë mendoj se ju të dy duhet të dilni” dhe më pas ne u njohëm. Unë mendoj se kjo i përshkallëzon gjërat më shpejt, takimi me dikë nga një burim i besueshëm. Unë mund t’i besoja këtij personi.

Rikujtojmë, se në shkurt 2021, një mik i aktores tregoi për ‘People’ se Rebel u nda me ish-të dashurin e saj, Jacob Busch, katër muaj pasi zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram. Në të njëjtën ditë, aktorja ndau edhe një foto në Instagram, në të cilën ajo i referohej vetes si një “vajzë beqare”.

Rikujtojmë, se aktorja australiane së fundmi ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë vjetore të ‘BAFTA Awards’. Në një moment, kur shpjegoi sesi performanca e këngëtares Emilia Jones do të shoqërohej nga dy përkthyes të gjuhës së shenjave dhe dallimet mes tyre, Wilson tha përpara se të nxirrte gishtin e mesit se:

Për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin.