Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja Emma Stone shfaqet më në formë se kurrë pas lindjes!

Prej gati 4 muajsh, aktorja Emma Stone ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Ata kanë vendosur që vajzën ta quajnë Louise Jean McCary dhe me këtë emër, aktorja vazhdoi një traditë familjare. Stone dhe nëna e saj, Krista, të dyja e kanë gjithashtu emrin e dytë Jean.

Së fundmi, Emma u shfaq në një formë të shkëlqyeshme fizike, edhe pse nuk ka shumë që ka sjellë ne jetë vajzën e saj. Aktorja 32-vjeçare, është fotografuar në Los Angelos teksa shkonte në palestër. Fituesja e çmimit “Oscar” shfaqet më në formë se kurrë më parë.

Rikujtojmë se, kohët e fundit Emma ka qenë shumë e impenjuar me promovimin e filmit të saj të fundit “Cruella”, i cili nuk u shfaq në sallat e mëdha kinematografike në vend, por në platformën Disney + dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Artistja amerikane portretizoi rolin e keqbërëses nga filmi “101 Dalmatët” të njohur si Cruella de Vill.