Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Jenna Dewan shtatzënë për herë të tretë!

Jenna Dewan zbuloi së fundmi në Instagram se është shtatzënë për herë të tretë, fëmija i dyti i saj me të fejuarin Steve Kazee. Dawan postoi një video të Kazee në rrjetin social Instagram, duke i kënduar teksa ajo bënte një dush.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jenna Dewan (@jennadewan)

Jenna gjithashtu postoi një klip të veçantë të saj duke qëndruar me shpinë nga kamera para se të kthehej, duke zbuluar barkun e saj të rrumbullakosur. Rikujtojmë, se aktorja dhe producenti, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Callum në mars 2020. Asokohe, aktorja u shpreh për Steve se:

Ai është kaq familjar dhe i dashur. Ai është thjesht i jashtëzakonshëm,  Jam shumë e emocionuar ta shoh përsëri me një fëmijë të vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jenna Dewan (@jennadewan)

Edhe pse puna në “The Rookie” gjatë shtatzënisë ka qenë rraskapitëse, aktorja shtoi se ka qenë gjithashtu një përvojë e mahnitshme. Aktorja e “Soundtrack” dhe Kazee fillimisht u takuan në vitin 2012, megjithëse ata nuk filluan të takoheshin deri në vitin 2018. Këngëtarja ishte e martuar më parë me Channing Tatum, të cilin e takoi ndërsa punonte në filmin “Step Up” të vitit 2006.

Ish-çifti u martuan në vitin 2009 dhe mirëpritën një vajzë të quajtur Everly, 10-vjeçe, në vitin 2013 përpara se të ndaheshin dhe të divorcoheshin në vitin 2019. Dewan më pas vazhdoi romancën me Kazee dhe çifti u fejua në shkurt të vitit 2020. Dyshja solli në jetë djalin Callum, 3-vjeç.