Gossip

Shpërthen skandali financiar! Zbulohen më në fund detajet tronditëse të divorcit Channing Tatum–Jenna Dewan?

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar mbi ndarjen shumë të komentuar të Channing Tatum dhe Jenna Dewan, pasi dokumentet ligjore të depozituara më 26 nëntor kanë bërë publike marrëveshjen e tyre financiare.

Çifti, që finalizoi divorcin në shtator 2024 pas një beteje të gjatë gjyqësore, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të përmasave të procesit.

Tatum, 45 vjeç, dhe Dewan, 44 vjeçe, u njohën gjatë xhirimeve të Step Up në vitin 2006 dhe u martuan në 2009.

Pasi jetuan gati nëntë vjet bashkë, ata u ndanë dhe sot ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre Everly, të lindur në vitin 2013.

Dewan dorëzoi kërkesën për divorc në tetor 2018, duke nisur një proces që zgjati më shumë se sa pritej.

Një nga pikat më të nxehta të debatit ishte filmi i famshëm Magic Mike. Avokatët e Dewan pretenduan se Tatum kishte përdorur financa të përbashkëta për projektin origjinal dhe se ajo kishte të drejtë të përfitonte nga miljona dollarët e fituar më vonë nga franchise-i.

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i aktorit theksonte se financat e tij gjithmonë kishin qenë transparente.

Pas shumë përplasjeve, marrëveshja e arritur në shtator 2024 vendosi përfundimisht rregullat financiare dhe detajet e kujdestarisë, duke mbyllur një nga divorcat më të gjatë dhe më të komentuar të Hollywood-it.

Drama, paratë dhe famë, ndarja e Tatum dhe Dewan vazhdon të jetë një nga sagat më të bujshme të showbiz-it amerikan.