Celebrities Music Showbiz

Alban Skënderaj sapo na zbuloi se gjërat nuk janë gjithmonë aq romantike sa duken!

Ata janë padyshim dyshja më simpatike e showbiz-it shqiptar. E kemi fjalën për Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një nga gjërat që fansat e tyre çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Çifti gëzon edhe dy fëmijë, vajzën Amel dhe djalin Duam.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.

Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”.

E tashmë ata po bëhen gati të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri. Së fundmi Albani ka postuar një video me disa momente ndryshe të çiftit të cilët po xhirojnë videoklipin e këngës së tyre më të fundit.

Ai shihet në video teksa tremb dhe ngacmon Miriamin kur ajo nuk e ka mendjen gjatë xhirimeve duke thënë me shaka se:

Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike.

Rikujtojmë se, teksa Miriami ka qenë pak më e tërhequr nga lançimi i projekteve të reja, Albani duket se nuk po ka të ndalur me surprizat. Vetëm pak pasi lançoi projektin e fundit “Ndalma”, një bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son, i cili pati shumë sukses ai publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Isabel”.