Celebrities Gossip Showbiz

Alex Rodriguez në “hapat” e Jennifer Lopez, mos vallë edhe ylli i bejsbollit do të fejohet?!

Ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez mesa duket është dukë i dhënë një tjetër shans dashurisë. Ylli i bejsbollit u pa së fundmi duke shëtitur me makinën e tij në shoqërinë e Kathryne Padgett, me të cilën ai është parë së fundmi shumë shpesh. Po atë ditë, A-Rod dhe ylli i fitnesit ishin ulur në sallë ndërsa Minnesota Timberëolves luanin me Los Angeles Clippers. Madje, Kathryne postoi edhe disa foto në Instastory me A-Rod.

Romanca e re e A-Rod shfaqet vetëm disa ditë pasi ish e fejuara e tij, diva e muzikës pop Jennifer Lopez njoftoi fejesën e saj me regjisorin dhe aktorin e njohur, Ben Affleck. Një vit më parë, J.Lo dhe A-Rod i dhanë fund lidhjes së tyre. Që atëherë, ata nuk janë parë më bashkë, as si miq.

Ndërsa po mbulonte lojën e 10 Prillit Boston Red Sox kundër New York Yankees për KayRod Cast të ESPN-së, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay përmendi fejesën e Jennifer duke thënë se:

Është një kohë e mrekullueshme në sport. Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë.

Rodriguez qeshi dhe reagoi kështu.

U përfol se pas ndarjes nga Jennifer, Alex Rodriguez nisi një romancë me Kelly Bensimon, yllit i ‘reality show’-t “Real Housewife of New York”. Një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për ‘Page Six’ se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt.