Celebrities Gossip Showbiz

Alex Rodriguez ‘ironizon’ fejesën e J.Lo me Ben Affleck?!

Prej shumë kohësh, diva e muzikës latine Jennifer Lopez ishte në një lidhje me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, i cili i propozoi për martesë këngëtares, por jo shumë pas kësaj, gjërat shkuan krejtësisht në kahun e kundërt për ta. Tani që gjithandej nëpër media po qarkullon lajmi se J.Lo është fejuar me regjisorin dhe aktorin e njohur, Ben Affleck, Alex nuk i ka kursyer ironitë.

Ndërsa po mbulonte lojën e 10 Prillit Boston Red Sox kundër New York Yankees për KayRod Cast të ESPN-së, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay përmendi fejesën e Jennifer duke thënë se:

Është një kohë e mrekullueshme në sport. Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë.

Rodriguez qeshi dhe reagoi duke i thënë se:

Lumturia dhe paqja në botë janë ato që ne po kërkojmë.

Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Kay bëri shaka:

E di çfarë? Unë mendoj për Gandin dhe ty.

Rikujtojmë, se Rodriguez dhe Lopez u fejuan në mars 2019, pothuajse dy vjet pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Por në mars 2021 u tha se dyshja ishte ndarë. Ata i përgënjeshtruan lajmet dhe më vonë pohuan se në fakt po i jepnin fund lidhjes së tyre.

Së fundmi Rodriguez ka zbuluar disa detaje nga lidhja e tij me këngëtaren e famshme. Burime të afërta me Alex kanë treguar se ai po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat. Sipas tyre, Rodriguez ka rrëfyer se ish-çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, ndërsa në shtëpi flinin në dhoma të ndara. 

Pasi bëri xhiron e mediave për lajmin e fesjesës, diva e muzikës ka rrëfyer për momentin e propozimit. Ndoshta nuk ju besohet por J.Lo ka treguar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur Ben Affleck i propozoi për martesë.