Auto & Moto Lajmet e fundit

Amazon rivalizon Teslan në tregun e automobilëve elektrikë, gati fabrika e parë!

Amazon.com duket se është shumë pranë nisjes së prodhimit të veturave elektrike të mbështetura nga, Rivian Automotive,

Kompania është në bisedime me ministrat britanikë për ndërtimin e një fabrike në Angli, ku kjo e fundit do ta mbështesë me një paketë të madhe financiare.

Kompania, e cila gjithashtu mbështetet nga Ford Motor, ka qenë në negociata me qeverinë britanike për javë të tëra në lidhje me ndërtimin e një fabrike pranë Bristol, shkruan Sky News.

Bisedimet nuk janë ende në një fazë të avancuar, por çdo vendim investimi ka të ngjarë të ketë vlerë mbi 1.39 miliardë dollarë.

Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale (BEIS) nuk pranoi të komentojë mbi “investimet individuale”.

Rivian, i parë si një rival potencial i Tesla-s, tha këtë muaj se pret që të fillojë dërgesat e para të kamionit të tij R1T në shtator dhe SUV-it të tij R1S në vjeshtë.