Celebrities Gossip Showbiz

Amos Zaharia eleminohet nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë javë në nominim ishin të gjithë banorët përveç Kristit, i cili fitoi imunitetin nga “Kutia e Pandorës”. Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 2” është Amos Muji Zaharia.

Në ‘Prime-in’ e mbrëmjes së sotme dhe që në fillim Arbana ia ka dhënë fjalën opinionistes, Zhaklin Lekatarit për të pasur mundësi për të sqaruar për të gjithë shikuesit mesazhin që qarkulloi në rrjete sociale, ku Zhaklina është shprehur se ka marrë shantazim nga burri i Olta Gixharit. Zhaklina sqaroi se biseda kishte marrë një tjetër kontekst.

Ama për këtë situatë produksioni ka marrë një vendim, ku për të qenë në gjykime më të ftohtë dhe të paanshëm, opinionisti Arbër Hajdari do t’i bëj gjithmonë komentet për lojën e Oltës dhe Zhaklina jo.