Celebrities Gossip Showbiz

Angela Martini bëhet mama për herë të parë me ndihmën e një nëne surrogate!

Po, po mirë e dëgjuat! Vetëm pak minuta më parë, supermodelja Angela Martini është bërë nënë për herë të parë. Teksa ajo e kishte mbajtur në fshehtësi të plotë këtë fakt, bukuroshja zbuloi se ajo dhe partneri i saj Dragos janë bërë prindër të një djali. Por, Angela nuk e ka mbajtur vetë fëmijën në barkun e saj, por ka zbuluar se e ka bërë me ndihmën e një nëne surrogate.

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe ajo ka ndarë me ndjekësit dy foto shumë të ëmbla të tij!

https://www.instagram.com/p/CXB-OHEFYnR/?utm_source=ig_web_copy_link

Ne i urojmë modeles ta ketë me jetë të gjatë vogëlushin e saj!

Edhe para pak ditësh, Angela kishte zbuluar se kishin plane për zgjerimin e familjes pavarësisht të gjitha problemeve me partnerin, megjithatë nuk e prisnim që dyshja të zgjeronin familjen kaq shpejtë.