Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie vjen me një dedikim emocional për nënën e saj të ndjerë e cila humbi jetën nga kanceri i gjirit!

Së fundmi ylli i kinematografisë Angelina Jolie me rastin e Ditës Botërore të Kancerit të Vezoreve, i ka dedikuar një postim nënës së saj, e cila u nda nga jeta 15 vjet më parë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të gjirit. Aktorja ndau një fotografi në Instagram kur nëna e saj ishte e re dhe ajo në moshë të vogël. Ndërkaq, Jolie shkroi:

Sot do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo vdiq 15 vjet më parë pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Në qershor do të jem një muaj larg moshës në të cilën ajo u diagnostikua. Unë kam bërë disa procedura parandaluese për të kufizuar rrezikun, por ende jam duke bërë kontrolle. Unë dërgoj dashurinë time për ata që kanë humbur të dashurit dhe forcën time për ata që aktualisht po luftojnë për jetën e tyre dhe jetën e atyre që duan. Grave të tjera dua t’u them, gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe për të bërë mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

 

Angelina Jolie siç dihet përveç se aktore është regjisore dhe aktiviste humanitare. Por mesa duket nuk mbaron me kaq. Ylli i filmave po përgatitet të lançoje një markë veshjesh dhe bizhuterish. Thuhet se Jolie ka aplikuar për një markë globale për biznesin, të cilin e ka quajtur “Atelier Jolie”. Marka e re e aktores amerikane, përveç modës, përfshin materiale shtëpiake dhe shërbime të tjera.