Celebrities Gossip Music Showbiz

Anulohet për këtë vit festivali “Sunny Hill”, Dua Lipa e konfirmon!

Këtë vit nuk do të ketë një festival “Sunny Hill”. Organizatorët kanë njoftuar se po kërkojnë për hapësirën e re. Edicionin i këtij viti është shtyrë ndërsa datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosur në gusht të vitit 2024. Njoftimi zyrtar është publikuar edhe nga vetë ylli i muzikës pop Dua Lipa në Instagramin e saj. Këngëtarja ka shkruar:

Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që “Sunny Hill Festival” përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të “Sunny Hill Festival” në fundjavën e parë të gushtit 2024.

Ndërkaq rikujtojmë se ylli i muzikës është duke shijuar lidhjen e sa më të re me regjisorin Romain Gavras. Dyshja u shfaqën shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë. Këngëtarja 27-vjeçare me origjinë shqiptare konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar Romain Gavras. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien shumë private.