Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Anxhela Peristeri rrëfen për TAR gjithçka mbi këngën e saj më të re që titullohet “Adrenalina”!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Anxhela Peristeri. Këngëtarja e njohur së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Adrenalina”, e cila në njëfarë mënyre është edhe çelja e duhur e sezonit veror dhe është një krijim me motive ballkanike.

Çfarë është “Adrenalina” për Anxhela Peristerin?

Adrenalinë mund të jenë edhe gjëra shumë të vogla, si për shembull një gotë verë në një ambient me abazhurë të lezetshëm ku jashtë është edhe duke rënë shi. Unë jam një njeri i qetë por adrenalinën më të madhe e kam në skenë sepse atje më vjen. Ndodhi që kënga u titullua “Adrenalina” sepse është teksti që shkruajta unë i tillë duke menduar që nëse Tirana dhe Prishtina do të bashkohen do të bëhet një adrenalinë shumë e madhe. Kënga është pëlqyer shumë.

A e prisje këtë lloj mbështetje pasi solle “N’Tiranë” që ishte në një formë mënyre edhe rikthim i Anxhelës?

Unë mundohem që të rikthehem në këngët e rrënjëve. Kënga “N’Tiranë” ëshë edhe një nga të preferuarat e mija, është një këngë që mua me të vërtetë më ka dalë nga shpirti dhe më ka kujtuar të gjithë atë kohën e adoleshencës. Është një këngë që shumica e njerëzve e gjejnë veten.

Sa i duhej Anxhelës koncerti recital?

Të ishte për mua do të bëja çdo vit nga një koncert recital. Është një kënaqësi shumë e madhe dhe më mbushet shpirti sa herë bëj koncerte të tilla.

Si lindi kënga “Adrenalina”?

Faktikisht e kam shkruar unë si këngë, pas një eventi këtu në Tiranë kur Mateus Frroku shkoi të merrte makinën unë gjatë kohës që po e prisja kam bërë këtë këngën. Ja kam dërguar Irkencit direkt atë natë, ai më pas më dërgoi një version demo direkt. Na pëlqeu shumë të dyve dhe menduam që do të jetë një hit.

Me kë do ta bëje duet këtë këngën?

Ka pasur një ide për ta bërë bashkë me Ylli Demajn, po nuk u bë sepse unë e kisha kompozuar këngën në një tonalitet femre dhe më dukej pak si e sfrocuar po ta bëja duet.

Pas kaq shumë vitesh karrierë, kush është sfida e Anxhelës tani?

Unë sfidat që i kisha vendosur vetvetes tani i kam plotësuar pothuajse të gjitha. E vetmja gjë që më ka mbetur është fama jashtë, pra ndërkombëtare.