Politikë

Apeli “rrëzon” Berishën; kthen vulën në dorë të Lulzim Bashës! Avokati Sefa: Grupi i Alibeajt rregjistrohet në KQZ

Nuk ka fund saga e fatit Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe ktthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë.

Avokati i PD-së së Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pra të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Që do të thotë që çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish. Ai shtoi gjithashtu se brenda këtyre ditëve do të regjistrohen në KQZ.

Avokati tha se brenda këtyre ditëve Partia Demokratike e Alibeajt do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. I pyetur nëse vendimi i Gjykatës së shkallës së parë mund të jetë i njëjtë me atë të Zhukrit, ai tha se nuk ka asnjë mundësi të jetë i njëjtë.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e cështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues. Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse merret i njëjti vendim si Zhukri nga Gjykata e Tiranës?

Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë të njëjtin vendim si Zhukri. PD ka organe legjitime të saj.”- tha Sefa.