Celebrities Film & Tv Gossip

Arbri dhe Erisa, të eliminuarit e kësaj nate në ‘Dancing With the Stars’!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!

Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.

Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, edhe kjo mbrëmje përfundoi me një të eliminuar. Pasi u vendosën përballë në ‘Dance Off’ Arditi dhe Arbri  në një sfidë ‘freestyle’ ishin pikërisht Arbri dhe Erisa që lanë spektaklin. Në fund të konkurrimit Arbri u shpreh:

Më lejoni të falenderoj produksionin. Unë para 14 vitesh u bëra pjesë e një emisioni në Top Channel si ‘Big Brother’ ku në atë kohë ka qenë në drejtimin e Dritan Hoxhës dhe jam shumë i lumtur që sot pas 14 vitesh janë vajzat e tij që po e cojnë para. Falenderoj Erisën që ka patur gjithë durimin e botës. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua. 

Java që vjen gjithashtu premton shumë emocione. E premtja e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet hiteve të Elvana Gjatës ku yjet e mbetur në garë do të kërcejnë disa prej këngëve të ikonës shqiptare.