Celebrities Showbiz Sport

Armando Sadiku bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushi Leon!

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur. Ai është bërë baba për herë të dytë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka zbuluar se në jetë ka ardhur djali i dytë i familjes, Leoni. Bashkëngjitur fotos ku shfaqet djali i madh i Armandos teksa mban në krahë vëllain e vogël, shkruhet:

Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021, me djalin e tyre, Luisin. Nga ana tjetër, Sadiku nuk mori një ftesë nga tekniku Sylvinho për miqësoret e marsit edhe pse është duke kaluar një formë shumë të mirë në Indi.

Sulmuesi elbasanas, mbahet mend më së shumti për golin e parë dhe të vetëm deri më tani të shënuar nga kombëtarja në një Evropian, atë përballë Rumanisë, që na dha edhe fitoren. Aktualisht është i vetmi futbollist i Kombëtares që ka shënuar në kampionatin evropian por shpresojmë që kjo që të ndryshojë në verën e këtij vitit ku Kombëtarja jonë do të marrë pjesë për herë të dytë të historisë së saj, në një kampionat evropian.